Mobi Casa

Brokoli parandalon infeksionet

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Përdorimi i brokolit po shtohet gjithnjë e më tepër në tryezat tona. Flasim gjithnjë për variantin më të thjeshtë, sallatën.

Mjafton të zihet dhe të gatitet me vaj, limon a me uthull balsamike, përcjell “Zëri”.

Brokoli përmban një sërë vitaminash dhe mineralesh për ta mbajtur trupin të shëndetshëm, por gjithashtu është edhe njëri nga forcuesit më të mirë të sistemit imunitar.

UBT

Është treguar shumë efikas në parandalimin e ndezjes së kanaleve urinare, transmeton “Zeri.info”.

Kjo sëmundje vërehet shpesh te femrat.

Brokoli përmban glukinolat, përbërje sekondare bimore të cilat shkatërrojnë bakteret në fshikëzën e urinës. /ZËRI/