Mobi Casa

Brokoli, një aleat i shëndetit tuaj

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Brokoli është perime mjaft e rëndësishme, jo vetëm e shijshme për t’u gatuar, por për shkak edhe të vlerave ushqyese që përmban, që shtojnë arsyet për t’u konsumuar akoma më shumë.

Brokoli këshillohet t’i shtohet listës së ushqimeve, pasi ndihmon në heqjen e radikalëve të lira dhe toksinave nga trupi si acidi urik, duke pastruar gjakun dhe duke mbajtur larg probleme që lidhen me toksina, si skuqjen, transmeton “Zeri.info”.

Përveç këtyre, brokoli lufton edhe shumë sëmundje tjera, se cilat janë ato do t’i mësoni në vazhdim.

Lufton kancerin

Brokoli është luftuesi natyror për shumë lloje të kancerit, duke përfshirë kancerin e gjirit, kancerin e mitrës, kancerin e prostatës, kancerin e organeve të brendshme si mushkëritë, mëlçinë, zorrën e trashë, veshkat etj.

Por, brokoli është veçanërisht i mirë për kancerin e gjirit dhe kancerin e mitrës, sepse ai heq estrogjenin shtesë nga trupi, përcjell “Zeri.info”.

Kjo për shkak të pranisë së fortë antikancerogjene si sulfora-phane, dindolylmethane, beta-karotenë, selen dhe vitamina të tjera si-vitaminë C, vitaminë A dhe vitaminë E, zink, kalium dhe disa amino, të cilat janë efikase kundër agjentëve kancerogjenë.

Uji Dea

Çrregullimet në stomak

Brokoli është shumë i pasur me fibra dhe mund të kurojë pothuajse të gjitha çrregullimet e stomakut me shërimin e kapsllëkut, sepse kapsllëku është rrënja e pothuajse të gjitha çrregullimeve në stomak.

Fibrat formojnë pjesën më të madhe të ushqimit, ujit dhe ruajnë formën e zorrëve.

Magnezi dhe vitaminat e pranishme në brokoli kurojnë aciditetin për të lehtësuar tretjen e duhur dhe thithjen e ushqyesve nga ushqimi dhe zbutin barkun me uljen e inflamacionit.

Sëmundjet e zemrës

Brokoli ka përmbajtje të lartë në fibra, beta-karotene, acide yndyrore omega-3 dhe vitamina të tjera, që ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq si dhe bëjnë zemrën të funksionojë siç duhet duke rregulluar presionin e gjakut. /ZËRI/