RCCOLA

Brokoli mund t’ju shpëtojë shikimin

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Konsumimi i brokolit është çelësi për një shikim të mirë dhe parandalimin e humbjes së shikimit. Kjo të paktën sipas një studimi të ri, i cili ka zbuluar se kjo perime me gjethe jeshile përmban një përbërës të quajtur indole-3-carbinol (I3C).

Shkencëtarët shpresojnë që studimi i tyre të pasojë zbulime të tjera të lidhura me molekulat, për të zhvilluar trajtime të reja për humbjen e shikimit.

Uji Dea

Përveç se ju ndihmon me shikimin, brokoli parandalon gjtihashtu edhe shumë sëmundje tët jera. Studimet e fundit e kanë cilësuar këtë perime si trajtim parandalues për limfomën, kancerin metastatik, kancerin e gjirit dhe prostatës.

Tek sytë, përbërësi I3C aktivizon AhR, një receptor që nxit detoksifikimin kimik tek retina.AhR fillon të dobësohet me kalimin e moshës, megjithatë është i rëndësishëm për të mbajtur sytë e pastër dhe të shëndetshëm. Studimi sugjeron gjithashtu që njerëzit të konsumojnë më shumë ushqime të pasura me acidin palmitoleik omega 7, si frutat e thata, peshku, vajrat bimore dhe produktet me bazë djathore.