Fundamenti

Brokoli lufton kancerin dhe mbron zemrën

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Brokoli është perime mjaft e rëndësishme jo vetëm e shijshme për t’u gatuar, por për shkak edhe të vlerave ushqyese që përmban që shtojnë arsyet për t’u konsumuar akoma më shumë.

Brokoli këshillohet t’i shtohet listës së ushqimeve pasi ndihmon në heqjen e radikalëve të lira dhe toksinave nga trupi si acidi urik, duke pastruar gjakun dhe duke mbajtur larg probleme që lidhen me toksina, si skuqjen, transmeton “Zeri.info”.

Përveç këtyre brokoli lufton edhe shumë sëmundje tjera, se cilat janë ato do t’i mësoni në vazhdim:

Lufton kancerin

Brokoli është luftuesi natyror për shumë lloje të kancerit, duke përfshirë kancerin e gjirit, kancerin e mitrës, kancerin e prostatës, kancerin e organeve të brendshme si mushkëritë, mëlçinë, zorrën e trashë, veshkat etj.

Por brokoli është veçanërisht i mirë për kancerin e gjirit dhe kancerin e mitrës sepse ai heq estrogjenin shtesë nga trupi.

Kjo për shkak të pranisë së fortë antikancerogjene si sulfora-phane, dindolylmethane, beta-karotenë, selen dhe vitamina të tjera si: vitaminë C, vitaminë A dhe vitaminë E, zink, kalium dhe disa amino, të cilat janë efikase kundër agjentëve kancerogjenë.

ARKATANA

Çrregullimet në stomak

Brokoli është shumë i pasur me fibra dhe mund të kurojë pothuajse të gjitha çrregullimet e stomakut me shërimin e kapsllëkut sepse kapsllëku është rrënja e pothuajse të gjitha çrregullimeve në stomak.

Fibrat formojnë pjesën më të madhe të ushqimit, ujit dhe ruajnë formën e zorrëve, përcjell “Zeri.info”.

Magnezi dhe vitaminat e pranishme në brokoli kurojnë aciditetin për të lehtësuar tretjen e duhur dhe thithjen e ushqyesve nga ushqimi dhe zbutin barkun me uljen e inflamacionit.

Sëmundjet e zemrës

Brokoli ka përmbajtje të lartë në fibra, beta-karotene, acide yndyrore omega-3 dhe vitamina të tjera që ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq, si dhe bëjnë zemrën të funksionojë siç duhet duke rregulluar presionin e gjakut. /ZËRI/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.