Fundamenti

Brokoli, hudhra dhe jogurti, mbrojnë prej ftohjeve

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Disa ushqime e forcojnë sistemin imun. Hani sa më shumë agrume, perime të gjelbra dhe prodhime të qumështit. Në meny duhet të jenë edhe vaji i ullirit dhe ai i sojës, të kuqtë e vezës, që përmban vitamina E. Ushqimi i shëndetshëm, ku dominojnë ushqimet e freskëta të pasura me vitamina dhe minerale, dhe me këtë rast të ekuilibruara me kalori, janë parakusht për të pasur një sistem imun të fortë. Ushqimet e tilla na mbrojnë prej gripit dhe ftohjes.

Bazë e ushqimit për të pasur sistem të fortë imun janë limoni, portokalli, kivi, frutat e malit, ananasi, specat e gjelbër, perimet me gjethe të gjelbër që janë të pasura me vitaminën C.

Mirëpo, as mishin e prodhimet e qumështit nuk duhet t’i shmangni, sepse përmbajnë vitaminën A, të cilën e hasim në spinaq, brokoli, karota dhe speca. Bishtajoret, pemët e thata, frutat e detit janë të pasura me vitamina nga grupi B i vitaminave.

Si ushqimi më i fortë imun, i pasur me probiotikë dhe prebiotikë, përmendet jogurti dhe prodhimet e fermentuara të qumështit. Ajo që duhet të bëni është që këto ushqime t’i futni në menynë javore, shtoni numrin e shujtave dhe gjatë gjithë dimrit do të mbroheni prej viruseve dhe gripit, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Shembulli i menysë së parë:

Para kafjallit: Jogurt ose qumësht me 30 g drithëra, 2-3 rriska bukë integrale me proshutë, lëng të freskët të shtrydhur nga portokalli.

Kafjalli: Biskota me pemë të thara me lëvozhgë të fortë, mollë.

Dreka: Supë pule me perime, mish pa yndyrë nga skara (100-120 g), spinaq, brokoli, lakër jeshile, sallatë të gjelbër me karotë të copëtuar dhe hudhër.

Darka: Djathë të freskët (45-50 g) me domate të pjekur nga furra, çaj të gjelbër me mjaltë.

Uji Dea

Shembulli i menysë së dytë:

Kafjalli: Çaj me bukë të thekur dhe marmelatë nga pjeshkat.

Dreka: Bizele me oriz, karota dhe speca, mandarina.

Darka: Kungulleshka të pjekura në furrë, një vezë të fërguar, dardhë.

Shembulli i menysë së tretë:

Kafjalli: 1 lugë fara të lirit, kumbulla të thata dhe mjaltë bagremi të përzier me jogurt me kulturë probiotiku.

Dreka: Supë franceze nga hudhrat (150 g) me bukë të pjekur, karotë të freskët, panxhar dhe selino (200 g), çaj me portokall dhe kanellë.

Darka: Kaçamak me djathë të freskët të lopës dhe jogurt (150 g), çaj me mjaltë.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.