Uji Dea

Brokoli fsheh sekretin e rinisë? Studimet zbulojnë diçka interesante

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Brokoli, prej kohësh është konsideruar si një produkt ushqimor mjaft i mirë, i pasur me vitamina, proteina dhe lëndë të tjera ushqyese, por një studim i kohëve të fundit ka zbuluar se brokoli mund të shmangë edhe shenjat e plakjes

Universiteti i Studimeve Mjekësore, në Washington, publikuar në ‘Cell Metabolism’, studioi minjtë për të parë se si një enzimë e veçantë, që gjendet në zarzavate si brokoli apo kastraveci, mund të vonojë shenjat e plakjes.

Enzima e lartpërmendur është mononukleotidi nikotinamid, i njohur ndryshe edhe si NMN (nicotinamide mononucleotide). Kur u injektohej minjve kjo lloj enzime, u shtonte atyre energjinë, madje edhe u parandalonte shtimin në peshë.

Me kalimin e kohës, edhe nivelet e sheqerit në gjak përmirësoheshin ndjeshëm, por përmirësohej edhe shikimi.

Hidromorava

Edhe pse studiuesit nuk janë të sigurt nëse NMN rrit jetëgjatësinë, efekti në nivelet e energjisë për minjtë që janë bërë pjesë e studimit ka qenë mjaft i dukshëm.

Një nga studiuesit, Shin-ichiro Imai, është shpresëplotë për enzimën që ka rezultate të ngjashme edhe për njerëzit.

“Derisa qelizat e njeriut mbështeten në të njëjtin proces riprodhimi të energjisë, shpresojmë se kjo mund të përkthehet në një metodë që ndihmon njerëzit të qëndrojnë më të shëndetshëm se mosha që kanë” – tha ai.

Nëse është ky rasti, kjo do të thotë se konsumimi i vazhdueshëm i brokolit, por edhe i perimeve të tjera, mund të vonojë sëmundjet apo problemet e tjera shëndetësore që vijnë me kalimin e moshës. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.