UBT

Broja: Shpresoj të rikthehemi tek fitorja

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Në konferencën për media, para takimit në mes Dritës dhe Llapit, mesfushori i Dritës, Rron Broja, ka theksuar se kanë punuar shumë për t’u kthyer te fitorja.

“Gjatë gjithë javës jemi mundur të punojmë dhe t’i përmirësojmë gabimet nga ndeshja e kaluar. Besoj që ndeshja e nesërme na jep mundësi të përmirësojmë gabimet dhe me shumë angazhim të kthehemi te fitorja. Ne e vlerësojmë skuadrën kundërshtare dhe besoj do të jetë lojë më e hapur, do të mundohemi ta dominojmë dhe ta marrim fitoren. Ne gjithmonë do të besojmë dhe do të fokusohemi te ndeshja e ardhshme dhe të vazhdojmë kampionatin me një qetësi më të madhe. Shpresoj që prej nesër t’u kthehemi fitoreve dhe besoj që me eksperiencën që ka ekipi të kthehemi te rezultatet dhe të vazhdojmë synimet tona”, ka theksuar Broja.

Uji Dea

Ndeshja në mes Dritës dhe Llapit, zhvillohet të shtunën nga ora 13:00 në stadiumin me bari sintetik (te rrethi) në Gjilan./rajonipress/