ARKATANA

Broja shprehet i lumtur që është pjesë e Chelseat, thotë se ka bërë një hap të madh këtë sezon

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Armando Broja ishte lojtari i përzgjedhur për konferencën e sotme për shtyp, në prag të ndeshjes së radhës së Chelseat në Ligën e Kampionëve, që e zhvillon nesër kundër Dinamo Zagrebit.

Kishte pyetje për të se si po përshtatej si një opsion nga banka rezervë te “Blutë”, teksa sulmuesi shqiptar këmbënguli se kjo është e gjitha pjesë e procesit të zhvillimit, shkruan Gazeta Express.

Ai vuri në dukje se qëllimi i tij është të përmirësohet dhe se nuk ka shumë vende më të mira për ta bërë këtë sesa në klubin e tij të fëmijërisë.

“Unë e shoh atë si një mundësi masive për mua dhe familjen time. Ky është klubi im i fëmijërisë. Më pëlqen të luaj për Chelsean, është një hap i madh nga vendi ku isha sezonin e kaluar për të ku jam tani”, deklaroi Broja.

Fundamenti

Reprezentuesi i Shqipërisë ishte i lidhur me shumë klube në afatin kalimtar të verës, por ai vendosi të mbetet në “Stamford Bridge” për të luftuar për një vend në formacionin bazë.

21-vjeçari po merr më shumë minuta pas ardhjes së Graham Potter. Ai është paraqitur në 14 ndeshje deri më tani (në Premierligë dhe Ligën e Kampionëve), duke regjistruar në total 272 minuta – teksa ka shënuar një gol.

Armando Broja në shtator të këtij viti e zgjati kontratën e tij me Chelsean, e cila është e vlefshme deri më 30 qershor 2028. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.