UBT

Broja nuk fluturon për në Shqipëri, mbetet jashtë Kombëtares

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Armando Broja nuk ka fluturuar për në Shqipëri së bashku me pjesën tjetër të kuqezinjve të cilët do të vazhdojnë përgatitjet për ndeshjen e së hënës ndaj Andorrës në shtëpi.

Sulmuesi i Sauthhampton, megjithëse luftoi me kohën për t’u rikuperuar pas një dëmtimi në kavilje, duket se nuk ia ka dalë të jetë i gatshëm fizikisht.

UBT

Edhe në ndeshjen e djeshme ndaj Anglisë, sulmuesi përfundoi në tribunë dhe nuk ishte as në stol, pavarësisht se para sfidës ndihmësi i trajnerit Edy Reja, Hamdi Salihi, theksoi se 20-vjeçari ishte mirë dhe se ishte lënë jashtë vetëm në respekt të lojtarëve të tjerë që ishin stërvitur gjithë javën.

Gjithsesi, duke parë se përballë do të jetë një kundërshtar modest si Andorra, duket se është menduar që Broja të jetë pa angazhime dhe të arrijë formën maksimale nëpërmjet stërvitjes për impenjimet që do të ketë me klubin në Premier League. /SS/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.