Eko Higjiena

Broja me valixhe në duar, Chelsea ia vendos çmimin yllit të Kombëtares

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Mund të konsiderohet i “pafat”, pasi me rastet e patura deri më tani mund të ishte kthyer në një pikë referimi për teknikun Mauricio Pochettino, te “Blutë” e Chelsea.

Armando Broja ka lënë plotësisht pas dëmtimi horror të pësuar dhjetorin e vitit 2022 dhe tashmë ka filluar të regjistrojë minuta ndeshje pas ndeshje me “Londinezët”, mirëpo goli nuk po vjen dhe duket se kjo mungesë mund ta “sakrifikojë” atë në merkaton e janarit.

Sipas raportimeve më të fundit të tabloideve britanike e më konkretisht atij, “Football London”, 22-vjeçari është objektivi kryesor i skuadrave të Fulham e West Ham, dhe jo vetëm, pas për të interesohen edhe “gjigantët” e Milanos, Inter e Milan, duke “kërcënuar” kështu seriozisht të ardhmen e tij në “Stamford Bridge”, shkruan abcnews.

Hidromorava

Pavarësisht lavdeve të teknikut Pochettino, sërish forma e mirë e senegalezit Nicolas Jackson, si dhe rikthimi i “fantazistit” francez, Christopher Nkunku, mund të shohin Brojën të bëjë gati “valixhet”, me “Blutë” që kërkojnë vetëm 30 milionë paund për kartonin e tij, shifër kjo tepër e ulët, për një lojtar, në nivelin e djaloshit nga Malësia e Madhe.

Ndërkaq, kujtojmë se gjatë këtij sezoni, Broja ka arritur të aktivizohet në plot 12 sfida me “Blutë e Londrës”, ku në vetëm 3 prej tyre e ka nisur si titullar, por pa arritur dot të shkëlqejë me fanellën e Chelsea, teksa deri më tani ka arritur të shënojë vetëm 1 gol e 1 asist, pavarësisht se rastet për të gjetur rrjetën kanë qenë jo ta pakta për “shtatlartin” e sulmit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.