Hidromorava

Broja më mirë edhe se Salah, kërcënim për Lukakun, Wernerin dhe Havertzin

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Tifozët e Chelseat mund të kenë të drejtë kur mendojnë se Armando Broja do të jetë “blerja” e madhe e sezonit të ardhshëm, një lojtar i gatshëm për të lënë shenjë në “Stamford Bridge”.

Numri 9, i lindur në Slough, që tani numëron gjashtë gola për Southamptonin, por në vetëm 5 ndeshje ka luajtur që nga minuta e parë.

Pas huazimit nga “blutë” e Londrës te “Shenjtorët”, fillimisht u kritikua nga Ralph Hasenhuttl, që u shpreh se “fillimi i tij ishte i ngadaltë”, por trajneri e mori për një bisedë kokë më kokë, në zyrën e tij, duke ia bërë të qartë talentit shqiptar që çfarë priste nga ai.

Që pas këtij momenti, duket se Broja po e shijon futbollin e tij. Karakteristika e tij më mbresëlënëse është shpërthimi dhe vendimmarrja në një të tretën e fundit të fushës. Në pamje të parë, Broja mund të duket sikur e mban shumë topin, por ai, me qetësinë dhe vetëbesimin që e karakterizon, kërkon opsionin më të mirë për të shënuar. Pak lojtarë të moshës së tij e kanë këtë kthjelltësi mendimi.

Talenti i tij bën që goditjet që jep të jenë të pakrahasueshme me ato të lojtarëve të tjerë, që drejton Hasenhuttl. Ka potencialin e jashtëzakonshëm që një ditë të jetë lider i padiskutueshëm i sulmit në një nga klubet në të mëdha të botës, te Chelseai apo diku tjetër.

Efikasiteti në goditje është i një shkalle të lartë. Broja shënon gol vetëm pas katër tentativave drejt portës (24%), një normë shumë më e lartë se e Che Adams (14%) dhe Adam Armstrong (5%). Me këtë statistikë ka mposhtur disa nga më të mirët e Premier League-s, si: Mo Salah (21%), Heung Min-Son (19%) dhe Romelu Lukaku (15%).

FIDANISHTJA

Kundër Crystal Palace, shënoi nga distanca, edhe pse kishte mundësi të shpërthente në zonë. Ishte instikti i tij që e çoi drejt këtij vendimi. Goditja e tij ishte e saktë dhe kishte fuqi të mjaftueshme për të mposhtur portierin Jack Butland.

Ishte një gol nga asgjëja, që do ta shënonte vetëm një lojtar që shpërthen me besim. Një gol i kalibrit të Danny Ings, që i bëri përshtypje kapitenit James Ward-Prowse.

“Javë pas jave, Broja është rritur gradualisht, si person. Është shumë i sigurt, gjë që është fantastike”, – tha anglezi, duke folur për uebsajtin e klubit.

“Armando është djalë i ri. Ne kemi disa djem të rinj që luajnë së bashku, gjë që është e mrekullueshme. Ai e udhëhoqi mirë linjën e sulmit. Është i fortë fizikisht, mund të vrapojë, të mbajë topin, ka aftësi të shkëlqyera teknike.”

Chelsea-t nuk i munguan ofertat për Brojën në verë, por në fund vendosi ta huazonte te Southamptoni, ku sulmuesi shqiptar ka mbështetjen e përditshme të bashkëlojtarëve të fëmijërisë, Dynel Simeu dhe Tino Livramento. Tashmë ai është bërë mik i ngushtë me Nathan Tella dhe Yan Valery.

Broja është vetëm 20 vjeç, me mundësi të mëdha përmirësimi. Thomas Thuchel që tani po fërkon duart, duke ëndërruar që verën e ardhshme do ta kthejë Brojën në “Stamford Bridge” si “bomberin” e Premier League-s. Nëse nuk do të huazohet sërish, një mes Kai Havertz, Romelu Lukakut ose Timo Wernerit duhet të gjejë ekip tjetër. /SS/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.