FIDANISHTJA

Broja lë pas dëmtimin dhe kthehet në stërvitje me Chelsea-n

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Armando Broja ishte lojtari që të gjithë prisnin në grumbullimin e fundit të Shqipërisë, i konsideruar me të drejtë nga të gjithë si një lojtar që mund ta ndihmonte akoma dhe më tepër këtë grup për siguruar kualifikimin në europianin e vitit të ardhshëm.

Megjithatë, 22-vjeçari u largua nga grumbullimi i kuqezinjve vetëm 2 ditë pasi kishte nisur, për shkak se sulmuesi nga Malësia e Madhe pati një shqetësim në gju.

Ekzaminimet treguan se lëndimi nuk ishte serioz, diçka që konfirmohet dhe në këtë fundjavë, për shkak se futbollisti është bashkuar me grupin në seancën e fundit stërvitore të Chelsea.

ARKATANA

Broja do të jetë i gatshëm për sfidën e radhës që do të kenë blutë e Londrës, javën e ardhshme ndaj Arsenal.Broja vjen pas një dëmtimi që e ka mbajtur jashtë fushave të lojës për rreth 10 muaj e natyrisht frika e një tjetër dëmtimi është e madhe, por në të njëjtën kohë një situatë e tillë lë vend për teori të ndryshme.

Broja nuk ishte në shkallët e “Air Albania” në ndeshjen me Çekinë, siç u pa Ardian Ismajli, i cili gjithashtu ishte i dëmtuar, por qëndroi pranë kuqezinjve.

Fatmirësisht gjërat shkuan mirë për Shqipërinë, e cila në këto kualifikuese ka shkëlqyer në pot kuptimin e fjalës, pavarësisht mungesave apo dëmtimeve që kemi pasur në këtë rrugëtim, por interesimi i lartë për Brojën nga tifozët e opinioni publik dhe ai largim pas vetëm 2 ditësh grumbullim, nuk lë një shije dhe aq të mirë!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.