Fundamenti

Broja e cilëson vitin 2022 si më të vështirin në karrierën e tij

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Armando Broja ka pasur një vit interesant, ku gjysma e parë e tij ishte e mirë, derisa fundi i këtij viti i dhimbshëm pasi pësoi një lëndim të rëndë.

Pjesën e parë të vitit sulmuesi shqiptar ishte i huazuar te Southampton ku shkëlqeu me gola e asistime, derisa Chelsea e mbajti në Stamford Bridges ku pati paraqitje të mira me londinezët.

Megjithatë në një ndeshje miqësore këtë vit, Broja pësoi një lëndim të rëndë që do ta mbajë gjatë jashtë fushave të blerta.

Sulmuesi shqiptar ka bërë një postim në llogarinë e tij në Instagram ku ka shkruar se 2022 ka qenë viti më i vështirë në karrierën e tij, duke iu referuar lëndimit të rëndë që pësoi javë më parë.

GRANDEMALL

“Ndoshta ky ka qenë viti më i vështirë i jetës sime deri më sot. E bukura e kësaj bote është se gjithmonë ka shanse dhe mundësi që ju presin në të ardhmen”.

“Nuk jam aspak perfekt, si person apo lojtar, por përpiqem të tregoj më të mirën nga vetja çdo ditë për njerëzit që më interesojnë më shumë, por edhe për njerëzit që më shikojnë dhe presin më shumë nga unë. Kam gëzim dhe lumturi në fushën e futbollit dhe jam me shumë fat dhe mirënjohës që mund ta ndaj çdo ditë me ju djema”.

“Kjo, pa dyshim, që më lëndon shumë, fakti që nuk mund të bëj punën ose sportin që ju pëlqen për një periudhë të gjatë kohore, është gjithmonë e vështirë për ta pranuar, por me njerëz të mirë rreth meje dhe ata pak njerëz që e bënë këtë vit më të mirë për mua, do të kthehem 100%, jam i sigurt për këtë”.

“Edhe një herë dua të them faleminderit për mbështetjen dhe dashurinë tuaj, kjo më ndihmon gjithmonë në kohë si këto”, ka shkruar Broja. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.