ARKATANA

Britaniku thyen rekord, interpreton në vendin më të ftoftë në botë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Charlie Simpson ka hyrë në histori duke performuar për 15 minuta në vendin më të ftoftë në botë

Ngrirja në skenë është një ankth për çdo interpretues, por ajo pothuajse u bë realitet për këngëtarin nga Britania e Madhe, Charlie Simpson, i cili ka performuar në vendin më të ftoftë në botë, në Oymyakon të Siberisë.

Këngëtari dhe tekstshkruesi nga Britania e Madhe ka performuar në temperatura ekstrem të ftofta -30˚C për të hyrë edhe zyrtarisht në librin e rekordeve botërore “Guinness”.

Charlie dhe ekipi i tij udhëtoi për katër ditë nëpër rrugët më të rrezikshme për të arritur në fshatin e largët siberian të njohur si “poli i ftohtë”, një nga vendet më të akullta të planetit.

Simpson nuk e ka shijuar këtë herë komoditetin e turneve nëpër koncerte të rokut rreth botës. Për të nuk kishte hotele, por ai ka banuar në shtëpitë e banorëve lokalë, për të cilët kishte performuar me një solo kitarë këngët nga albumi i tij “Young Pilgrim”.

ARKATANA

Temperaturat në Oymyakon janë ekstrem të akullta që disa nga vizitorët nuk ishin në gjendje t’i mbajnë më shumë se pesë minuta duart jashtë në të ftoftë.

Megjithatë, për të arritur rekordin botëror, Charlie kishte vendosur të performojë për 15 minuta, duke pauzuar deri 30 minuta në mes të këngëve. Simpson ka thënë se i janë mërdhirë gishtat, por ishte i vendosur për të thyer rekordin botëror.

Charlie tha se ky ka qenë një udhëtim i jetës.

“Një koncert më ndryshe nga ajo që unë mendova se nuk do ta përjetoj kurrë në karrierën time. Qyteti nuk ka TV apo radio, kështu që ata kanë pasur pak ose aspak kontakte me muzikën rok”, tha Simpson.(albinfo)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.