RCCOLA

Britanikët e dënojnë vrasjen e policit, e mirëpresin koordinimin e Policisë me EULEX’in dhe KFOR’in

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Britania e Madhe ka reaguar pas ngjarjeve të sotme në Veri ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës dhe dy të tjerë u lënduan.

Në reagimin e publikuar nga ambasada britanike në Kosovë, Britania e Madhe ka dënuar “sulmin e dhunshëm ndaj Policisë së Kosovës në Banjska/Banjskë në orët e hershme të mëngjesit të sotëm”.

Po ashtu, ambasada ka ngushëlluar për vrasjen e policit Afrim Bunjaku.

Fundamenti

“Ngushëllimet tona më të thella shkojnë për familjen dhe kolegët e policit të Kosovës Afrim Bunjaku, i vrarë në krye të detyrës. I urojmë shërim të shpejtë oficerëve të plagosur në sulm. Ne bëjmë thirrje për qetësi dhe për zgjidhje paqësore të situatës së vazhdueshme në Banjskë”.

Britania e Madhe tha se institucionet e Kosovës duhet të lejohen të hetojnë dhe të identifikojnë autorët e këtij sulmi të tmerrshëm, në mënyrë që ata të sillen para drejtësisë në përputhje me sundimin e ligjit.

“E mirëpresim bashkërendimin e ngushtë të Policisë së Kosovës, si reagues i parë, me EULEX-in dhe KFOR-in”./Express/