GRANDEMALL

Britania: Kosova meriton të ketë përfaqësues të aftë dhe me integritet

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Zyrtarët e Ambasadës e Britanisë së Madhe në Kosovë, duke folur për zgjedhjet e 11 qershorit dhe listave të partive politike, kanë thënë se Kosova dhe qytetarët e saj e meritojnë të kenë përfaqësues të aftë dhe me integritet moral.

Megjithatë, sipas Ambasadës Britanike, janë qytetarët e Kosovës të cilët duhet ta bëjnë këtë vlerësim pasi që ata do të bashkëpunojnë me këdo që fiton besimin e popullit.

“Është në duart e votuesve të përcaktojnë se kush duhet ta formojë qeverinë e re. Varet nga votuesit t’i vlerësojnë partitë dhe politikat e tyre dhe të vendosin se kush më së miri do t’i përfaqësojë interesat e tyre. Ne do të duhet të punojmë me këdo që ju e zgjidhni”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës Britanike për gazetën “Zëri”.

ARKATANA

Më tutje Ambasada ka thënë se nëse partitë politike janë serioze në lidhje me përmirësimin e sundimit të ligjit në Kosovë, atëherë listat e kandidatëve të tyre duhet ta reflektojnë këtë.

“Në Mbretërinë e Bashkuar personat që janë dënuar për krime serioze e kanë të ndaluar të kandidojnë për parlament”, thuhet më tej në përgjigjen e tyre. Madje ata kanë bërë thirrje që Kosova të ketë përfaqësues me integritet moral në Kuvend.

“Kosova meriton të ketë përfaqësues të aftë, me integritet të lartë moral. Por është po ashtu përgjegjësi e votuesve të vendosin nëse dëshirojnë të përfaqësohen nga kandidatë të cilët janë të njollosur nga korrupsioni dhe kriminaliteti. Në një demokraci përfundimisht votuesit mbajnë përgjegjësi për kë ata votojnë”, përfundon përgjigja e Ambasadës Britanike. /Zëri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.