Uji Dea

Britania ishte gardiane e Kosovës në BE

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ambasadori i Kosovës në Londër, Lirim Greiçevci, thotë gjatë një interviste për “Zërin” se Britania e Madhe ka qenë një nga aleatet kryesore të Kosovës në BE. Ajo, siç thotë ai, vazhdimisht ka shtyrë të tjerët që Kosovës të mos i mohohet e ardhmja evropiane. Megjithatë, përkundër votimit për largim nga BE-ja, sipas tij, Britania do të vazhdojë të qëndrojë afër Kosovës.

Britania e Madhe ka qenë një nga aleatët kryesorë të Kosovës në Bashkimin Evropian (BE). Ajo vazhdimisht ka shtyrë të tjerët që Kosovës të mos i mohohet e ardhmja evropiane. Megjithatë, përkundër daljes së Britanisë nga BE-ja, raportet bilaterale midis Kosovës dhe Britanisë do të vazhdojnë të jenë të forta dhe të gjithanshme. Kështu ka thënë gjatë një interviste për gazetën “Zëri” ambasadori i Republikës së Kosovës në Londër, Lirim Greiçevci.

Uji Dea

Ambasadori kosovar, po ashtu, ka bërë të ditur se liberalizimi i vizave për Kosovën nuk pritet të ndikohet nga ky proces, meqë Britania e Madhe edhe ashtu nuk ka qenë pjesë e vendimmarrjes për këtë çështje, sepse nuk është anëtare e zonës Schengen.

Ndërkohë, duke folur për referendumin, i cili vendosi largimin e Britanisë nga BE-ja, ambasadori ka thënë se rezultati ishte shumë zhgënjyes. Sipas tij, rezultati i referendumit ka ndarë në dysh shoqërinë britanike dhe ka shkaktuar përçarje midis komuniteteve dhe regjioneve (Skocisë, Uellsit, Irlandës Veriore dhe Anglisë)./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.