UBT

Britania i ofron Kosovës mbështetje për anëtarësim në NATO

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Presidentja Osmani priti në takim drejtorin për Evropë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar. Me këtë rast, ai i ka ofruar mbështetje Kosovës në anëtarësimin në NATO.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim, Giles Portman, drejtorin për Evropë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar.

Ai vuri në spikamë se zhvillimet e fundit politike në vend paraqesin një kthesë për zhvillime të reja.

Kurse Presidentja Osmani shprehu mirënjohje për mbështetjen historike të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës që nga periudha e luftës, duke përfshirë angazhimin në kuadër të NATO-së, si dhe mbështetjen e vazhdueshme që nga shpallja e pavarësisë.

Në këtë drejtim, ajo tha se, Mbretëria e Bashkuar mbetet një prej partnerëve dhe aleatëve më strategjik për vendin tonë.

Uji Dea

Tutje, Presidentja Osmani theksoi që institucionet e vendit janë të gatshme të angazhohen në hapjen e kapitujve të ri të bashkëpunimit me Mbretërinë e Bashkuar dhe fuqizimin e atyre ekzistues, gjersa ka vënë theks të veçantë tek fusha e sundimit të ligjit, mbrojtjes, sigurisë, shkëmbimeve tregtare, arsimit, si dhe angazhimin e përbashkët për avancimin e agjendës së gjelbër.

Teksa Portman ritheksoi se Mbretëria e Bashkuar është mbështetëse e plotë e të ardhmes së Republikës së Kosovës në NATO, gjë që do të kontribuojë në stabilitet dhe siguri në rajon dhe përtej. Ai shprehu mbështetjen e Britanisë së Madhe në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës”, thuhet në një njoftim nga presidenca.

Në veçanti, Presidentja Osmani shprehu mirënjohje për ndihmën dhe angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur më dhunë në luftën e fundit në Kosovë, duke thënë se zbardhja e fatit të tyre dhe vendosja e drejtësisë janë parakusht për paqe të qëndrueshme dhe sukses në procesin e dialogut.

Të dy palët u dakorduan për bashkëpunim të ngushtë në realizimin e projekteve të përbashkëta, të cilat do të ndihmojnë avancimin e raporteve të ndërsjella.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.