ARKATANA

Britania e Madhe: Përkrah zgjedhjet në Luginë dhe dialogun Beograd-Prishtinë

/ 2 minuta lexim
HW

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Beograd, Denis Keffe ka vizituar për herë të parë komunat Bujanoc e Preshevë dhe ka zhvilluar takime me përfaqësuesit institucional dhe deputetët popullor shqiptar në parlamentin e Serbisë.

Ai gjatë vizitës që bëri Luginës ka folur për rëndësinë e procesit të zgjedhjeve për këshillat nacionale më 26 tetor e situatës në përgjithësi, përmirësimit të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit dhe procesit të integrimit të shteteve të Ballkanit Perëndimorë në Bashkimin Evropian.

Ambasadori, Denis Keffe tha se Këshilli Kombëtar Shqiptar është në pozitën më të mirë të diskutojë me qeverinë për zgjidhjen e problemeve.

“Unë jam shumë i kënaqur që gjendem për herë të parë në këtë pjesë të shtetit dhe mendojë se është e rëndësishme që sa më shumë njerëz të marrin pjesë në zgjedhjet për këshillat nacionale, sepse ky institucion ka përgjegjësi në katër fusha”, tha ambasadori Keffe.

Lidhur me procesin e integrimit të Serbisë dhe shteteve tjera të Ballkanit Perëndimorë drejt Bashkimit Evropian, Keffe deklaroi se ndër kapitujt e shumtë të bisedimeve janë edhe respektimi i të drejtave të pakicave dhe dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.

HW

“Një ndër kapitujt e negociatave të shteteve të Ballkanit Perëndimorë me BE-në është edhe respektimi i të drejtave të pakicave dhe ne dëshirojmë të shohim progres në të këtë drejtim përfshirë edhe kapitullin e normalizimit të raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës.

Ai tha se për Britaninë e Madhe është fakt i rëndësishëm procesi i integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimorë në Bashkimin Evropian.

Ambasadori, Denis Keffe është takuar me kryetarin e komunës së Bujanocit, Nagip Arifin, kryetarin e komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa dhe në zyrën e Këshillit Kombëtarë Shqiptarë ka diskutuar me kryetarin Galip Beqiri dhe deputetët Riza Halimi e Shaip Kmaberi.

Keffe i tha Portalit Informativ-TITULLI se është njoftuar që fushata parazgjedhore për këshillat nacionale në këtë rajon ka kaluar në një atmosferë të mirë dhe i ka uruar të gjithëve suksese në procesin e zgjedhjeve./Titulli.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.