KKVITI

Britania e Madhe në KS: Opozita të ndërpresë anulimin e seancave, Kosova progres pozitiv

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

E para, Sikur çdo kush në këtë dhomë edhe Britania i ndanë shqetësimet e saj për retorikat e dhunshme. Duhet të dialogohet në mënyrë paqësore dhe protestat e dhunshme nuk i bëjnë nderë askush. Të premten zëvendëskryeministri u zgjodh president dhe përkundër dhunës mendojmë se është dialogu dhe jo pengesa mënyrë që të ecni përpara. Dua të shfrytëzoj këtë mundësi që të them se Britania e madhe përshëndet përpjekjet e presidentes Jahjaga për të zgjedhur problemet dhe i ofron mbështetjen e saj presidentit të ri të vazhdoj këto përpjekje”, ka thënë ai

Përfaqësuesi i Britanisë së Madhe në Këshillin e Sigurimit ka folur fjalë të mira për Kosovën dhe përparimin e saj. Ai madje ka shprehur keqardhjen për mos fitimin e çmimit “Oscar” mbrëmë në Los Angeles.

Sidoqoftë përfaqësuesit i Britanisë së Madhe ka dënuar veprimet e opozitës në Kosovë dhe ka urdhëruar që të ndalet sa më parë ndërprerjet e seancave, transmeton zeri.info.

“Nominimi i parë i në “Oscar” për të cilin më vjen keq që nuk e fituat, pjesëmarrja në Olimpiadë, nënshkrimi i MSSA-së, të gjitha këto vetëm 8 vite nga pavarësia e saj. Nëse Kosova i përmbush të gjitha premtimet për vitin 2016 sië na tregon ky fillim vit atëherë mund të presim gjëra të mira”, ka thënë përfaqësuesi i Britanisë së Madhe në Këshillin e Sigurimit transmeton zeri.info.

Eco Higjiena

Ai ka shtuar se se Britania përkrahë edhe presidentin e ri të zgjedhur për të gjetur një zgjidhje për krizën politike.

“E para, Sikur çdo kush në këtë dhomë edhe Britania i ndanë shqetësimet e saj për retorikat e dhunshme. Duhet të dialogohet në mënyrë paqësore dhe protestat e dhunshme nuk i bëjnë nderë askush. Të premten zëvendëskryeministri u zgjodh president dhe përkundër dhunës mendojmë se është dialogu dhe jo pengesa mënyrë që të ecni përpara. Dua të shfrytëzoj këtë mundësi që të them se Britania e madhe përshëndet përpjekjet e presidentes Jahjaga për të zgjedhur problemet dhe i ofron mbështetjen e saj presidentit të ri të vazhdoj këto përpjekje”, ka thënë ai, transmeton zeri.info.

Në fund përfaqësuesi i Britanisë së madhe ka urdhëruar opozitën që të ndalë seancat e gazit. “8 vite pas pavarësisë trendi është i qartë në diagramin pozitiv për Kosovën dhe ky progres është i pamohueshëm. Megjithatë Britania mendon se duhet të ndalohen seancat që po anulohen nga opozita dhe situata të rikthehet te dialogu si mënyra e vetme për ecje përpara”, ka përfunduar ai./Zeri/