Hidromorava

Britania dhe Gjermania angazhohen për ulësen e Kosovës në OKB

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Po bëhen gati 3 vjet prej kur zyrtarë të lartë shtetëror të Kosovës janë deklaruar të gatshëm për një traktat paqeje me Serbinë, përmes të cilit nisën edhe dialogun politik me shtetin serb në Bruksel.

Por, siç raporton KTV, Beogradi zyrtar jo vetëm që vazhdon të mohojë shtetësinë e Kosovës, por vazhdon t’i shkelë edhe marrëveshjet e arritura në Bruksel.

Serbia, krahas rrugës që po bën drejt anëtarësimit në BE, duke plotësuar kriteret nga aspekti i brendshëm, po vazhdon t’i mbështesë e t’i financojë njëkohësisht strukturat ilegale në veri të vendit.

GRANDEMALL

I vetmi presion që po i bëhet shtetit fqinj është ai nga vendet e fuqishme si Britania e Gjermania, të cilat po e kushtëzojnë vazhdimin e rrugës evropiane të Serbisë me normalizimin e raporteve me Kosovën.

Të dy këto vende, që e duan Kosovën me ulëse në OKB, kërkojnë që përmes traktatit të paqes Serbia jo vetëm t’i respektojë marrëveshjet e arritura në bisedime, por edhe të sigurojë se nuk do ta pengojë ulësen e Kosovës në OKB dhe në organizatat tjera ndërkombëtare.

Njohës të integrimeve evropiane në vendin tonë thonë se është fatkeqësi që partnerët ndërkombëtarë kanë kujdes më të madh për Kosovën sesa pati për vite qeveria kosovare. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.