ARKATANA

Briken Calja i fiton Shqipërisë dy medalje në Moskë

/ 1 minutë lexim
GRANDEMALL

Peshëngritësi shqiptar, Briken Calja fiton dy medalje në Kampionatin Evropian, i cili po mbahet në kryeqytetin rus, Moskë.

Calja garoi dje (e marte) në kategorinë deri në 73 kilogramë duke e fituar fillimisht medaljen e argjendtë në stilin shtytje.

Kurse, në dygarësh, sportisti shqiptar fitoi medaljen e bronztë.

FIDANISHTJA

“Në mes të Moskës dolëm kokëlartë dhe krenarë duke dridhur një Evropë të tërë. Jam shumë i lumtur që u rikthyem në këtë kampionat direkt me medalje dhe arritëm një sukses më se të merituar. Për të pestin vit rresht vazhdojmë të sjellim medalje për Shqipërinë, pavarësisht ulje-ngritjeve”, ka shkruar Calja në rrjetet sociale.

Ditë më parë, medalje i siguroi Shqipërisë edhe peshëngritësja Evagjelia Veli, e cila mori të bronztën.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.