Uji Dea

Brezovica nuk është pronë e Komunës së Shtërpcës

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Dardan Gashi aksionin e parë në Brezovicë e ka filluar me largimin e laurës (rampës), në hyrje të Qendrës për Skijim në Brezovicë.

“Ka kohë që qytetarët detyrohen të paguajnë jo pak para kur duan ta shijojnë. Kjo laurë (rampë) dhe ky parking që e ka vendosur Komuna e Shtërpcës janë të paligjshme dhe e habitshme njëkohësisht, sepse parqet nacionale nuk janë pronë komunale, por janë e të gjithë qytetarëve të Kosovës”, tha ministri, Dardan Gashi.

Me një aktvendim të Drejtorisë së Inspektoriatit të Ministrisë së Mjedisit më datë 12.05.2014, urdhërohet Drejtoria e Zhvillimi Ekonomik, Komuna e Shtërpcës që në afat prej 7 ditësh të largoj laurën e vendosur në Hyrje të Qendrës për Skijim në Brezovicë. Në rast të mos veprimit sipas paragrafit I. të këtij Aktvendimi, MMPH do të largoj vetë atë dhe shpenzimet do t’i bartë institucioni i cili e ka vendosur.

ARKATANA

“Gjatë javës do të takohem dhe me kryetarin e Ferizajt, nga i cili do të kërkojë që të ndikojë te vartësit e tij të përshpejtojnë procedurat e mbledhjes së dokumentacionit që gjenden në arkivat e kësaj komune, për Brezovicën, dhe t’i dorëzojnë ato te kolegët e tyre nga Ministria e Mjedisit, për të përmbyllë brenda pak ditësh procesin e verifikimit dhe analizave dhe të ekzekutohet ligji përnjëherë”, ka thënë Gashi.

Kundër këtij aktvendimi, pala mund të paraqes ankesë në MMPH në afat prej 8 ditësh. Ankesa kundër këtij vendimi nuk e ndalon ekzekutimin e tij. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.