ARKATANA

Breznica – kufiri që i ndan shqiptarët

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Nën hijen e një lisi, tre policë serbë kontrollojnë dokumentet e identifikimit. Aty gjithçka ka kufi. Është fshati Breznicë i Bujanocit i banuar me shqiptarë, që jetojnë në kufirin me Kosovën, por i takon Serbisë.

Faturat, tatimet, shkolla fillore dhe ilaçet i kanë në qytetin e Bujanocit në Luginën e Preshevës. Kosovën e kanë përballë dhe për të shkuar në qytetin e tyre, duhet të kalojnë nga Kosova, tek kalimi kufitar Dheu i Bardhë pasi nuk kanë rrugë. Për këtë çdo javë duhet të paguajnë nga 20 euro si pasojë e marrëveshjes për lëvizje të lirë në bisedimet me Kosovën. Për ta lëvizja nuk është edhe aq e lirë.

“Cdo tatim, cdo pagesë ne duhet ta bëjmë përmes komunës sonë, por infrastruktura është shumë e keqe”, thotë një banor.

Në qytet, Shaip Kamberi i Partisë për Veprim Demokratik dhe Jonuz Musliu i Lëvizjes për Progres Demokratik, kanë kërkesa për Kosovën dhe zgjidhjen e problemeve. Ndërkohë që Musliu kërkon prezencë ndërkombëtare ushtarake dhe anohet tek Serbia, Kamberi shpreson që Presheva të përmendet në bisedime, pavarësisht që zyrtarët e lartë të Kosovës nuk janë takuar me ta prej dy vjetësh.

Fundamenti

“Do të ishte e papranueshme dhe destabilizuese për të ardhmen e rajonit, po qe se tolerohet në Ballkan të ekzistojnë pakicat e privilegjuara, sic tentohet me serbët e Kosovës, që të jenë me standarde të vecanta, që këtë moment janë edhe mbi standardet ekzistuese të BE”, tha Kamberi.

“Eshtë koha që edhe Kosova dhe Shqipëria të interesohen që shqiptarët e Luginës së Preshevës, të jetojnë në tokat e tyre pa marrë parasysh kostot”, tha Musliu.
Shqiptarët e Luginës së Preshevës besojnë se Serbia dikur i ka ndarë shqiptarët e këtushëm nga Kosova qëllimisht. Është bërë luftë dhe paqe për këtë pjesë. Ndërkohë që në anën tjetër për fshatin e mbyllur në karantinën simbolike, recetat nuk mjaftojnë pa ilaçin për zgjidhje.

Nga marrëdhëniet e Kosovës me Servinë, varen edhe lehtësirat për banorët e këtij fshati, por deri atëherë rruga e banorëve të kësaj ane nuk do të jetë e lehtë.(tch)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.