Mobi Casa

Breznica e Bujanocit, dikur kishte 3000 banorë tani po zbrazet ky fshat kufitar

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

E shtrirë përgjatë vijës kufitare që ndanë Republikën e Kosovës nga Serbia, Malësia e Bujanocit, e mbetur me pakë banorë rezident, po përjeton një izolim të paparë. Prania e forcave të shumta policore ushtarake e të xhandarmërisë serbe, kufizimet e lëvizjeve, infrastruktura e dobët dhe papunësia, janë disa nga faktorët që po e zbrazin këtë zonë, shkruan Titulli.com.

Breznica e Bujanocit, kufizohet me Karaçevën e Kamenicës, vija ndarëse ka ndikuar që kjo pjesë të jetë e populluar me pjesëtarë të shumtë të forcave të sigurisë, prezenca e të cilëve ngrit tensionet ndër banorët e këtushëm.

Jeton Nexhibi, banorë i këtij fshati thotë edhe pse nuk kanë munguar investimet e komunës së Bujanocit, megjithatë nevojat janë të mëdha.

FIDANISHTJA

“Një pjesë e mirë e banorëve të fshatit ka migruar në vende të ndryshme të Bashkimit Europian, ata paraqesin edhe mbështetësit kryesorë të banorëve të këtushëm”, vlerëson Nazim Ajdini.

Hasan Hasani, shprehet se problemet e këtushme janë të shumta, ato nuk mund t`i zgjidhin banorët pa intervenimin e qeverive të dy shteteve, andaj banorët e Breznicës kanë një lutje.

Përmirësimi i kushteve të jetës, do të mundësonte kthimin e të shpërngulurve në Malësinë e Bujanocit e cila jo më larg se gjashtëmbëdhjetë vite më parë kishte më se tre mijë banorë shqiptarë./B.Rexhepi/Titulli.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.