UBT

Brezi kufitar kundërshton Qëndron Kastratin, mos i mbyllni shkollat, porosit Lenjani

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Kamenicë – Selver Lenjani në emër të Bashkësisë Lokale të Karaqevës së Poshtme i ka shkruar letër ministrit të arsimit Shyqeri Bytyqit që të stopojë nismën e Qëndron Kastratit për mbylljen e 19 shkollave në mesin e tyre edhe ajo e brezit kufitar “Asllan Thaçi”.

Selver Lenjani thotë se në një takim që e ka pasur me kryetarin e komunës e kanë kundërshtuar fuqishëm mbylljen e shkollës në brezin kufitar në Karaqevë dhe i terë populli ishte kundër mbylljes së shkollës, sepse ne duhet t`i hapim shkollat e reja jo t`i mbyllim ato.
“Ne i kemi shkruar të gjitha institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës duke filluar nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, kryeparlamentari Kadri Veseli dhe Ministri i Arsimit Shyqeri Bytyqi për ta penguar Kryetarin e Komunës për mos mbylljen e shkollave” tha Lenjani.

FIDANISHTJA

Lenjani ka sqaruar se në takim e ka pyetur kryetarin e komunës se nga kush e mori këtë vendim, por nuk patëm përgjigje. “Ne i treguam se ai është në rrugë të gabuar dhe se duhet të tërhiqet nga ky vendim për mbylljen e shkollave. Ne Karaqevasit çdo guri kemi me lëviz dhe nuk ndalemi për ta mbrojtur shkollën edhe brezin kufitar në Karaqevë. Jemi të zhgënjyer me Kryetarin për arsye se në vend se të hapen shkolla të reja, ai po e bënë të kundërtën” u shpreh Lenjani.

Më poshtë mund ta lexoni letrën e fshatit Karaqevë e Poshtme dërguar ministrit të arsimit,/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.