UBT

Brezi kufitar i ndanë Mirënjohje Bejtush Gashit, i vetmi ministër që e ka vizituar zyrtarisht këtë pjesë kufitare

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Bashkësia Lokale e fshatit Karaçevë e Poshtme të premtën e ka mirëpritur ish ministrin e punëve të brendshme Bejtush Gashin, të cilit edhe i ka ndarë një mirënjohje të veçantë meqë ishte i vetmi qeveritar dhe ministër që e vizitoi brezin kufitarë. I jemi mirënjohës e falënderues për gjithë jetën shprehet Selver Lenjani.

Ish ministri i punëve të brendshme të Republikës së Kosovës Bejtush Gashi e vizitoi edhe më herët sa ishte ministër këtë pjesë të territorit të Republikës së Kosovës fshatin Karaçevë dhe në atë kohë ai mbeti i shqetësuar për brengat që kishte mazhuranca e brezit kufitar për hallet dhe brengat që ishin shumë shqetësuese për banorët e brezit kufitar dhe për ministrin e punëve të brendshme të asaj kohe.

Lenjani tha se Bejtush Gashi është i vetmi ministër që ka dalur në teren dhe ka dëgjuar hallet e banorëve të brezit kufitarë.”Me shumë respekt i kemi ndarë këtë mirënjohje një njeriu të veçantë i cili pa asnjë ngurrim erdhi në brezin kufitar, foli e dëgjoi hallet tona” u shpreh Lenjani.

Mobi Casa

Lenjani thotë se sikur të gjithë qeveritarët të vepronin sikurse Bejtush Gashi krejt ndryshe do të ishte gjendja në teren

“Ne e njoftuam ministrin në takimin që patëm sot në bashkësinë lokale dhe i shprehëm brengat tona sepse ai ka dalur zyrtarisht për ta shkelur këmbë si ministër i punëve të brendshme këtë pjesë, ishte ky një profesor doktor, njeri shumë i madh, shumë kombëtar, shumë atdhetar. Në emër të bashkësisë lokale ju përgëzoj për punën dhe angazhimin që keni bërë për ruajtjen e territorit, sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. Komplet stafi juaj që vizituat brezin kufitar së bashku me prodekanin e fakultetit ishte kënaqësi e madhe për ne dhe puna dhe angazhimi juaj sa keni qenë ministër ka qenë tepër i madh pasi nuk e keni harruar brezin kufitar-Karaçevën. Bashkësia lokale ju përshëndet dhe ju përgëzon për punën dhe angazhimin që keni bërë dhe ne mbetemi të kënaqur me punën tuaj në çdo aspekt” ka nënvizuar Selver Lenjani.

I nderuar ministër!
Në emër të mazhurancës së brezit kufitar, në emër të Bashkësisë Lokale kemi marrë një vendim për t’ju ndarë një mirënjohje. Urime për këtë mirënjohje dhe për përkushtimin tuaj ndaj Brezit Kufitar. Ne ju përshëndesim dhe ju përgëzojmë për punën dhe angazhimin ka thënë Kryetari i Bashkësisë Lokale, Selver Lenjani./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.