Eko Higjiena

Brezi kufitar i harruar dhe i degraduar nga qeverisja komunale

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Fshatrat kufitare Kokaj, Llovcë, Bilinicë, Stublinë e Pograxhë janë lënë totalisht pas dore nga qeverisja komunale. Asnjë investim dhe asnjë interesim për këtë pjesë të Gjilanit e Kosovës.

Alban Hyseni me përjashtim kur ka dalur gjatë fushatës zgjedhore, herëve tjera vështirë se i ka ra ndërmend ta vizitojë brezin kufitar.

Fshatrat kufitare kanë mbetur nën mëshirën e zotit sepse pos degradimit që i ka sjellur kjo qeverisje, asnjë cent se ka investuat.

Një rrugë e premtuar në fshatin Kokaj tash e dy vite ende s`është realizuar e imami Jusuf Mustafa ka kërkuar përgjigje nga Liburn Aliu, nëse ky fshat është pjesë e Kosovës.

Uji Dea

Ndërsa rruga Pograxhë – Dobërqan e nisur para tri viteve, me të ardhur në pushtet LVV e ka stopuar projektin.

Ismail Rexhepi i cili i punon tokat në këtë aks rrugor shprehet se mungesa e rrugës e ka dëmtuar shumë atë dhe shumë familje tjera.
“Kemi pritur se këta të LVV do të kenë mirëkuptim për kërkesat tona, po fatkeqësisht po ndodhë e kundërta” thotë ai.

Zymer Osmani nga Stublina mendon se qeverisja komunale e dëmtoi dhe degradoi natyrën e bukur të Stublinës, kur vendosi ta sjell varrezën e kafshëve në këtë fshat.
“Tani ka erë të rëndë dhe kundërmim dhe si brez kufitar nuk e kemi merituar këtë poshtërim nga komuna” shprehet Osmani.
Edhe, Bilinica është lënë padore dhe pothuajse asnjë investim nuk ka ndodhur atje./rajonipress/