United Hospital

Breshëri shkatërron infrastrukturën e fshatrave të Malësisë së Kamenicës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Breshëri i furishëm dhe shiu i pandërprerë ka shkatërruar disa rrugë të fshatrave të Malësisë së Kamenicës tha për rajonipress Ramadan Berisha zyrtar për mbrojtje dhe shpëtim në Kamenicë.

Breshëri që përfshiu edhe Kamenicën pos që ka dëmtuar kulturat bujqësore të fshatrave Hodonovc, Karaqevë, Muqivercë, Shipashnicë, Rogaqicë, Kranidellë në masë të madhe ka dëmtuar edhe infrastrukturën rrugore të fshatrave të Malësisë së Kamenicës.

Ramadan Berisha zyrtar në drejtorin për mbrojtje dhe shpëtim tha për rajonipress se infrastruktura rrugore në fshatrat e Malësisë së Kamenicës është dëmtuar rëndë dhe patjetër nevojitet të intervenohet në shumë fshatra.”Dëmet janë të konsiderueshme kurse ekipet tona do të dalin në teren për të parë së pari dëmet në kulturat bujqësore pastaj për të intervenuar me makineri edhe në rregullimin e rrugëve në fshatrat e goditura nga breshëri” tha Berisha.

Eco Higjiena

Berisha ndërkaq tha se ende nuk kanë informacione të sakta për gjendjen në pjesën e brezit kufitarë ku shumë fshatra edhe atje kanë mbetur të izoluara.

Ndërkaq në qytetin e Kamenicës një pjesë e saj tashmë ka mbetur pa energji elektrike si pasojë e dëmtimeve që ka shkaktuar rrufeja në disa lagje ku ka dëmtuar trafo tha Berisha./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.