UBT

Bresalci nuk mashtrohet – jo votë për frikacakët e shpifësit e as për ata që e dhunojnë demokracinë

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Në tubimin e sotëm parazgjedhor, Bresealci, si gjithherë, dëshmoi se i njeh për të vet, vetëm ata që kanë vizionin, guximin dhe vendosmërinë për prosperimin e këtij vendi dhe integrimin e tij pranë popujve të përparuar të Evropës perëndimore e të botës demokratike.

Në praninë e anëtarëve e simpatizantëve të shumtë të PDK-së, kandidatët tanë, znj. Leonora Morina – Bunjaku, dhe z. Zenun Pajaziti, shpalosën pjesë programore të platformës zgjedhore të “Fillimit të Ri”. “Me FILIMIN E RI, pa dyshim se do të realizohen të gjitha ambiciet e qytetarëve tanë; zhvillimi ekonomik, zbutja e papunësisë, zhvillimi cilësor i arsimit, avancimi i gruas dhe pjesëmarrja më e fuqishme e saj në vendimmarrje, edukimin dhe orientimin e drejtë të rinisë, etj”, ka potencuar znj Leonora, duke kërkuar besimin e votuesve të Bresalcit, për fuqizimin e fitores së saj për deputete në Parlamentin e Kosovës.

Ndërkaq, kandidati tjetër, z.Zenun Pajaziti, duke falënderuar bresalcasit dhe duke evokuar kujtimet nga aktivitetet e mëhershme e në kohë shumë të vështira me aktivistë të palodhur, të cilët edhe sot mbeten shtylla të palëkundura të Partisë Demokratike të Kosovës, siç është Ejup Uruqi, e shumë të tjerë, tha: “Bresalci do të dijë të përcaktohet, si përherë, mes atyre që nuk kanë guxim për vendimmarrje, atyre që e bllokuan Kuvendin me tym e dhunë si dhe opsionit tjetër që u dëshmua me vizionin e tij se e do shtetin, ka guxim dhe vendosmëri për të marr vendime të mëdha në të mirë të qytetarëve dhe shtetit tonë”.

Fundamenti

Ndërsa, duke iu referuar, abuzimit me pushtetin të qeverisjes së Lutfi Hazirit, ai tha se “përditë kemi kërkesa nga qytetarët për ta rikthyer PDK-në në Komunë për të mos lejuar këtë qeverisje me drejtorë të cilët natën merren me kurdisjen e tenderëve, e që për pasojë atyre u merren licencat për shkak të keqpërdorimeve”.

Në fund, z. Pajaziti kërkoi besimin e fuqishëm të Bresalcit për koalicionin KOHA PËR FILLIMIN E RI, për liderin e madh Kadri Veseli dhe për kandidatët e PDK-së së Gjilanit, si opsione më të mira për ta e për vendin./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.