Fundamenti

Bresalci mbështet fuqishëm Qemajl Mustafën

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Bresalci ka qenë dhe do të mbetet mbështetës i fuqishëm i Partisë Demokratike të Kosovës dhe i Qemajl Mustafës. Në vitin 2009 Bresalci i ka dhënë vulën fitores së Qemajl Mustafës dhe kanë garantuar se më 3 nëntor 2013, prapë Bresalci do të vulos fitoren e PDK-së dhe kryetarit Qemajl Mustafa, kështu u shpreh kandidati për këshilltarë komunal, Zekri Sefa dhe simpatizantët e PDK-së nga Bresalci.

Në Bresalc janë bërë investime të konsiderueshme në infrastrukturë dhe në fusha të tjera, dhe tani është duke u realizuar projekti i ujësjellësit në Bresalc, Ponesh dhe Zhegoc, ka potencuar Sefa.

Me këtë rast Shefi i Shtabit Zgjedhor, Izmi Zeka , ka thënë se sonte në Bresalc po shohim fitoren e sigurt të PDK-së dhe Qemajl Mustafës. Mustafa ka qenë dhe mbetet themel i arritjes së sukseseve në Komunën e Gjilanit. Edhe në të kaluarën këtu ka pasur vepra të çmuar për vendin dhe Gjilanin shprehu bindjen se Gjilani do të vazhdoj ta qeverisë mirë PDK-ja dhe Qemajl Mustafa.

Ndërsa, kandidati për kryetar të Komunës për mandatin e tretë, Qemajl Mustafa, ka falënderuar Bresalcasit për mbështetjen dhe mikpritjen e përhershme dhe të mirë të qytetarëve të Bresalcit. Ai ka falënderuar ata për mbështetjen e fuqishme që ka dhënë për PDK-në dhe mua si kandidat. Bresalci na ka bërë të ndihemi krenar, sepse nga ju kemi marrë mbështetjen e plotë në zgjedhjet e kaluara me 70%. Ne kemi realizuar mjaft projekte në Bresalc, gjatë këtyre gjashtë viteve. Edhe pse nuk kemi mundur të realizojmë më shumë projekte se sa që i kemi bërë. Mbështetja që prapë sot Bresalci po e bënë për PDK-në dhe Qemajl Mustafën, na obligon që në mandatin e ri katër vjeçar të angazhohemi e të sjellin sa më shumë investime këtu. Ai ka garantuar se do ta kenë mbështetjen e plotë të Komunës dhe të qeverisë së Kosovës për projektet të cilat do të realizohen në Bresalc dhe rrethinë.

FITORJA

Mustafa tha se ne kemi marrëveshjen me kryeministrin e Kosovës dhe ju garantoj se qeveria e Kosovës, Gjilanin do ta mbështet fuqishëm me investime kapitale të cilat do të realizohen në vitet e ardhshme.

PDK në Gjilan ka ekipin më të mirë në listën kandiduese për këshilltarë komunal. Bresalci ka kandidatin Zekri Sefa, i cili do të ju përfaqësoj me dinjitet në kuvendin Komunal. Ne kemi gatishmërinë, vullnetin dhe guximin për të vazhduar rrugën e suksesit dhe zhvillimit të Gjilanit.

Ne kemi hapur rrugë investimeve në Gjilan. Kemi krijuar klimë të mirë për biznese, me politikat zhvillimore kemi ndikuar në rritjen e punësimit edhe pse nevojat janë ende të mëdha për punësim. Në vitin 2009 kemi premtuar 4 mijë vende të punës por ne kemi ndikuar që të krijohen mbi 7 mijë vende pune në sektor të ndryshëm. Edhe në vitin 2009 kemi thënë se në fund të mandatit nuk do të jemi të kënaqur me nivelin e punësimit, mirëpo kemi bërë më shumë se sa kemi pritur, ka thënë ndër të tjerash kryetari Mustafa.

Ndryshe, Mustafa gjatë ditës së sotme është takuar me anëtarë dhe simpatizant të PDK-së në shumë lagje dhe fshatra të Komunës së Gjilanit thuhet në njoftimin e degës së PDK-së në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.