FITORJA

Bresalci madhështor, ia bëri ‘për hajr’ fitoren Lutfi Hazirit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Simpatizantët e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Bresalc, Ponesh, Zhegoc e Verbicë të Zhegocit, në një tubim madhështor, ia kanë bërë ‘për hajr’ fitoren kryetarit të Degës dhe të Komunës, Lutfi Haziri.

“Luta do të fitoj pa balotazh sepse e ka dëshmuar me punët e hajrit në qeverisjen katër vjeçare në interes të qytetarëve”, thanë ata njëzëri.

E, kur i vjen radha të flas, Luta e ka të zorshme nga brohoritjet dhe duartrokitjet frenetike.

FIDANISHTJA

“Po çka me thanë këtu, pos një falënderim të madh. Bresalci po dëshmohet që nuk ndahet vota nga Lidhja, nga besimi për Gjilanin tonë dhe për Republikën tonë. Ju po e dëshmoni se krejtë votat do të shkojnë për LDK’në dhe asnjë votë për kundërkandidatët. Kam me mbetë gjithmonë Luta i Juaj”, ka thënë kryetari Haziri.

“Bresalci është pasqyra më e mirë e Gjilanit dhe do t’i vazhdojmë investimet e mëdha këtu. Po ashtu, po e bëjë publike se 1.1 milionë euro do të kushtoj rruga që do të ndërtohet në Verbicë të Zhegocit. Ne po punojmë që në raundin e parë t’i fitojmë zgjedhjet sepse më 23 tetor duhet t’i vazhdojmë punët e mëdha”, ka shtuar kryetari aktual dhe i ardhshëm i Gjilanit.

Në këtë tubim, një fjalë rasti e pati edhe kandidati për asamble komunale nga kjo zonë, Bardhyl Syla, i cili në listën e LDK’së mban numrin 23. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.