Hidromorava

Bresalci – Lutës: Jemi me ty?

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në vazhdën e aktiviteteve të shumta, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dega në Gjilan, deputeti Lutfi Haziri me bashkëpunëtorë, ka vizituar sot fshatin Brasalc, ku u prit ngrohtësisht nga banorët e këtyre fshatrave.

Haziri u njoh për së afërmi me problemet dhe hallet banorëve të këtij fshati.

Gjatë vizitës nëpër të gjitha lagjet e Bresalcit, banorët paraqitën ankesa të shumta për pushtetin aktual, se nuk ka investuar asgjë që nga koha e qeverisjes së LDK-së. Ata u shprehën se iu mungon rruga e asfaltuar, kanalizimi, dhe ndriçimi publik.

Mobi Casa

“Këto ankesa i kemi adresuar në komunë çdo ditë, por përveç premtimeve kurrë asgjë s’na kanë ndihmuar. Ne t’besojmë ty zotëri kryetar dhe e dimë që ju e mbani fjalën. Ne jemi me ty”, thanë banorët e Bresalcit.

Pasi ka marrë mbështetjen e banorëve të Bresalcit, kreu i LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, ka thënë se është detyrë e pushtetit që t’u ofrojë shërbime qytetarëve në mënyrë që të jetoni dinjitetshëm.

“Ju të gjithë paguani taksa, e nuk është e ndershme mos me ju kthye ato taksa. Nuk është e ndershme prej anës së këtyre që po keq qeverisin me komunën që nuk ua kanë zgjidhur problemet elementare si rrugën, ujin, kanalizimin e ndriçimin publik. LDK këtu dallon me ata. Ne gjithmonë punojmë me logjikën që ne jemi argatët e popullit e jo populli argat i komunës”, ka thënë Haziri thuhet në njoftimin e degës së LDK-së në Gjilan./rajonipress/