Fundamenti

Bresalci konfirmon besimin e madh ndaj Lutës e LDK-së për fitoren historike të 17 tetorit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Bresalci i ka bërë pritje të ngrohtë kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri dhe kandidatit për Asamble nga ky fshat, Bardhyl Syla.

Në emër të banorëve ka folur kandidati Syla i cili konfirmoi angazhimin e jashtëzakonshëm të nën-shtabit të Bresalcit në formatin shtëpi për shtëpi, për ta bërë fitoren historike të 17 tetorit.

“Për punët e kryera në Bresalc dhe kudo, nuk dua të flas dhe nuk dua falënderime. Para banorëve të Bresalcit, për realizim të projekteve komunitare në mandatin e ardhshëm, ku përfshihet ndërtimi i trotuarit me ndriçim prej lagjes së Xhamisë e deri te shkolla “Ibrahim Uruqi”, ndërtimi i një sheshi, ristrukturim të objektit të postës në çerdhe, ndërtim të parkut të paqes te Gllama, sikurse edhe për asfaltimin e rrugëve të mbetura dhe rrjetin e kanalizimit te Hoxhajt, Rexhajt e Bërkollët. Ju faleminderit shumë për besimin. Do të mbetem gjithmonë, Luta i Juaj!”, ka thënë kryetari Haziri.

Mobi Casa

Ndërkohë, kandidati Bardhyl Syla ka falënderuar kryetarin Haziri për realizimin e një numri të madh të projekteve infrastrukturore, duke shfaqur bindjen e plotë se edhe projektet në proces dhe ato të projeksionit, do të realizohen qind për qind.

(Takimi është organizuar në formatin 50 persona në ambient te hapur, sipas rregullave kundër përhapjes së COVID-19)