FITORJA

Bresalci i harruar nga pushteti aziatik, qind për qind me Lutën

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Pritje e jashtëzakonshme ka rezervuar fshati Bresalc për kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri.

Përfaqësuesit e fshatit kanë thënë se nuk kanë dilemë në fitoren e Lutfi Haziritt, pasi ky i fundit ka dëshmuar qeverisjen e mirë sa ishte kryetar i Gjilanit. Ata thanë se Bresalci është harruar krejtësisht nga ata që po keqqeverisin me pushtetin.

Kryetari Haziri ka falënderuar bresalcësit për besimin e madh, duke thënë se kjo përkthehet edhe me përgjegjësi ndaj bashkëfshatarëve të Ibrahim Uruqit.

Eco Higjiena

“Ne kemi vizituar të gjitha lagjet, fshatrat e Gjilanit. Kemi vizituar të gjitha lagjet e Bresalcit dhe arsyeja pse qytetarët po reagojnë është se punët kanë mbetur aty i kemi lënë ne, në vitin 2007. Popullata jeton në vada, me bunar, ku vadat e rrezikojnë ujin e pijshëm, pa asfalt, e pa ndriçim. Katër punët e para që do t’i bëjmë janë: rruga, uji, kanalizimi dhe ndriçimi. Do ta ulim tatimin e pronës, taksat komunale, do t’i ndihmojmë studentët, djem e vajza, në mënyrë që familja mos të jetë në dilemë e t’i dërgojë në studime a jo”.

Kryetari i ardhshëm i Gjilanit pohoi se LDK do të jetë model i qeverisjes, me lista të pastra dhe ajo që është e rëndësishme sipas Hazirit është se LDK nuk bënë punë lara-lara, por me pako, duke i kryer punët përnjëherë.

“Unë jam marrë me çështje evropiane në këto vitet e fundit dhe po ju them se BE, 52 për qind e buxhetit e harxhon për bujqësi, ndërsa te ne është 1 për qind. Këtë gjendje do ta ndryshojmë. Ky program bujqësor do ta marrë 50 për qind të buxhetit për ta stabilizuar ekonominë familjare. Pa një familje me gjendje stabile financiare të mirë nuk mund të kemi Komunë të pasur. Këto vite, Gjilani ka mbetur i fundit në Kosovë për kah ndarja e buxhetit. Bresalci ka dhënë shumë për këtë që po e gëzojmë ne sot, prandaj ndaj fshatit të Ibrahim Uruqit kemi obligime të mëdha”, tha Haziri thuhet në njoftimin e degës së LDK-së në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.