Hidromorava

Bresalci e Uglari rikonfirmojnë besimin e madh në LDK

/ 3 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Se Lidhja Demokratike e Kosovës do të shënojë fitore kolosale në zgjedhjet e 8 qershorit, po e dëshmojnë përditë tubimet masive në përkrahje të kandidatëve të Gjilanit dhe platformës për zhvillim të Kosovës në të gjitha aspektet.

Në tubimet madhështore të mbajtura në fshatin Bresalc e Uglar, përfaqësuesit e këtyre fshatrave kanë thënë se kjo qeveri e ka degraduar dhe stërkequr vendin dhe si e tillë meriton ndëshkimin nga qytetarët.

Ata thanë se tashmë ka ardhur koha që gjilanasit besimin që ia dhanë LDK-së në nivel lokal, ta rikonfirmojnë fuqishëm edhe në këto zgjedhje parlamentare dhe të qeveriset vendi në frymën rugoviane.

Të pesë kandidatët e pranishëm në këto tubime Lirije Kajtazi, Murat Hoxha, Naim Behluli, Sabit Rrustemi dhe Fatmir Rexhepi, në mesazhet e tyre, kanë thënë se vetëm duke e votuar Lidhjen Demokratike e Kosovës do të kenë mirëqenie, punësim dhe jetë të dinjitetshme.

“Kemi ardhur në dakikun e duhur që LDK me njerëzit e saj më të mirë, të qeverisë me Kosovën me qeverisje të ndershme, me punë kolosale, me angazhim për të përparuar resorët e rëndësishëm të shoqërisë kosovare, që janë degraduar skajshmërisht”, tha Lirije Kajtazi.

Hidromorava

“Bashkërisht e fituam një sfidë në zgjedhjet lokale dhe sfida tjetër është që të fitojmë qeverinë, për t’i rrëzuar ata që e denigruan këtë Kosovë dhe e katandisën. Më 8 qershor, ashtu siç kemi vënë një rekord në zgjedhjet lokale, do ta vëmë edhe një rekord tjetër në zgjedhjet nacionale me mbështetjen e fuqishme për LDK-në”, është shprehur Murat Hoxha.

“Jam shumë i bindur se do ta votoni LDK-në të gjithë sepse i gjithë Gjilani është cu n’këmbë në mbështetje të platformës sonë, e cila përkthehet me qeverisje të ndershme, e me duar të pastra. Ne dimë mundemi dhe ia dalim, por jo vetëm, me juve patjetër”, tha kandidati Naim Behluli.

Nga ana e tij, kandidati Sabit Rrustemi pohoi se “Ju jeni ushtria më besnike e Ibrahim Rugovës që do ta konfirmoni fitoren e LDK-së në zgjedhjet e 8 qershorit. Kjo qeveri nuk u ka dalë në ndihmë qytetarëve të saj sepse nuk kanë qenë njerëzit e duhur ata që i janë dashur Kosovës. Më të mirët janë njerëzit e Akademisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilët do t’i dalin në ndihmë qytetarëve të saj, për t’u mundësuar jetë të dinjitetshme”.

“Ata që keq qeverisën e i plaçkitën qytetarët e saj në të gjitha aspektet, duhet të shkojnë n’shpi. Ata premtuan projekte marramendëse dhe kurrë nuk i realizuan. Por, e di edhe këtë se më kurrë nuk do të mashtrohet qytetari i Gjilanit e i Kosovës nga këta pelivanë. Alternativa e vetme më 8 qershor është që ta rilindim edhe njëherë demokracinë në Kosovë, ashtu qysh e rilindëm në Gjilan, për t’i garantuar qytetarëve punësim, zhvillim ekonomik, përparim të arsimit, shëndetësisë, kulturës, sportit etj”, ka theksuar Fatmir Rexhepi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.