Fundamenti

Bresalci e Poneshi gati për t’i ndëshkuar fajdegjitë e haraqgjitë

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Poneshi dhe Bresalci janë unifikuar për ta bërë sa më të madhe fitoren e LDK-së më 3 nëntor, duke i fundosur fajdegjitë e haraqgjitë.

Kështu u tha në tubimin që kanë organizuar këto fshatra, ku i pranishëm ishte edhe kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga veprimtari i njohur i LDK-së në diasporë, Isa Maliqi, si dhe përfaqësues të tjerë të kësaj partie.

Përfaqësuesit e këtyre fshatrave thanë se malësia e kësaj ane së bashku me Bresalcin dhe Poneshin kanë mbetur në gjendje të shkretë. Gjendja në këto fshatra është katandisur si është më keq, pasi dora e shtetit nuk ka prekur në këtë anë asnjëherë në 6 vjetët e fundit.

Ata theksuan se “keni mundësi të zgjedhin njerëz fajdexhi e të haraçit, dhe keni mundësinë që të zgjidhni njerëzit e LDK-së që janë të pastër si loti. Prandaj, e keni mundësinë të zgjidhni njerëzit e pastër, që s’kanë problem me ligjin dhe e di që do ta bëni këtë”.

Eco Higjiena

Si në çdo tubim në të gjitha vendbanimet, edhe në këtë, salla ishte e vogël për t’i zënë të gjithë. E, Lutfi Hazirit nuk i ikin këto gjëra.

“Erdhëm këtu pasi vizituam të gjitha lagjet e Bresalcit e Poneshit. Jemi të mbledhur në këtë ditë tregu për të dëshmuar se sallat janë të vogla, për të dëshmuar se do ta mbrojnë dinjitetin e Bresalcit të Ibrahim Uruqit, i cili, është nderi dhe krenaria e Gjilanit”, tha Haziri para qindra të pranishmëve. Ky vend ka mbetur i harruar. Unë bashkë me juve jemi dëshmitarë që në këtë anë, punët kanë mbetur aty ku i kemi lënë në vitin 2007. Nuk i kanë kryer sepse janë parti e mbrapshtë dhe punët i kanë të mbrapshta”, tha Haziri.

“A ka ma marre se me pensionu arsimtarin një vit para kohe, a ka ma marre të mos respektohen familjet e dëshmorëve, a ka ma marre të varfërohet familja, a ka ma marre të keqpërdoren paratë tona?! Ata nuk kanë arritur t’i kryejnë as punët më elementare: rrugët, ujin, kanalizimin e ndriçimin. Nuk i kanë ndërtuar palestrat e shtëpitë e kulturës. Ata nuk kanë dhënë as farë, as naftë, as pleh e as korrjen për t’i ndihmuar ngritjes së ekonomisë familjare. Edhe nuk u vie turp ta kërkojnë votën sërish. Por, e di që ju më nuk do të mashtroheni sepse mund ta bëni dallimin në qeverisjen e LDK-së dhe të këtyre mjeranëve. Ka ardhur koha që të ndëshkohen mjeranët, ka ardhur koha që ata t’i çojmë n’shpi. LDK do t’i heq të gjitha problemet tuaja dhe ju do të jetoni në mënyrë dinjitoze sepse e meritoni”, është shprehur njeriu që do të triumfojë bindshëm më 3 nëntor, Lutfi Haziri thuhet në njoftimin e degës së LDK-së në Gjilan./rajonipress/