Mobi Casa

Bresalci e donë Rexhep Kadriun në krye të komunës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në këtë tubim masiv ku prezenca e qytetarëve ishte e madhe u pa përkrahje për kryetarin e ardhshëm të komunës së Gjilanit, sepse siç thanë vet banorët e Bresalcit, ata po punojnë dhe duan që me 3 nëntor në krye të komunës të jetë Rexhep Kadriu.

Kryetari i AAK-së njeherit kandidat për kryetar të komunës së Gjilanit Rexhep Kadriu, të martën është pritur masovikisht nga qytetarë të Bresalcit, simpatizantë dhe pjesë të strukturës, të cilët janë deklaruar se mbështesin fuqishëm rrugën e tij drejt fitores më 3 nëntor.

Si pjesë e tubimeve me nëndegë, Kadriu të martën ka folur para qytetarëve të Bresalcit duke premtuar se do të vazhdojnë punën e nisur edhe pas 3 nëntorit.
“Unë i dijë prioritetet e Bresalcit sepse ato i kam mësuar nga ju dhe i kemi identifikuar bashkë, prandaj bashkë do të punojmë deri në realizimin e secilit prej tyre”, ka thënë Kadriu.

Uji Dea

Në këtë tubim kanë folur edhe kandidatët për asamblenë komunale nga ky regjion Enver Muji dhe Halil Shala, të cilët i kanë bërë thirrje bashkëvendësve të tyre që të votojnë numrin 62 dhe Rexhep Kadriun, si zgjidhje të vetme të daljes nga ngulfatja aktuale që e ka kapluar secilën pjesë të Gjilanit.

Në këtë tubim masiv ku prezenca e qytetarëve ishte e madhe u pa përkrahje për kryetarin e ardhshëm të komunës së Gjilanit, sepse siç thanë vet banorët e Bresalcit, ata po punojnë dhe duan që me 3 nëntor në krye të komunës të jetë Rexhep Kadriu thuhet në njoftimin e degës së AAK-së në Gjilan. /rajonipress/