HW

Brenda një muaji, tri dorëheqje

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ende pa u mbushur një muaj i plotë, nga lëvizja “Vetëvendosje” kanë dhënë dorëheqje tri figura të rëndësishme të partisë. Pas dorëheqjes së Aida Dërgutit (11 dhjetor) dhe asaj të Visar Ymerit nga pozita e kryetarit të lëvizjes “Vetëvendosje” dhe posteve të tjera drejtuese (2 janar), gjatë ditës së djeshme një vendim të tillë e ka marrë edhe nënkryetari i parë i LVV-së, Dardan Sejdiu. Sejdiu përmes një letre të nisur në mbledhjen e Kryesisë, e cila u mbajt dje, ka bërë të ditur se ka lëshuar të gjitha pozitat drejtuese në parti dhe se tash e tutje rrugëtimin e tij do ta vazhdojë si deputet, shkruan Zëri.Info.

Megjithëkëtë, pas përfundimit të mbledhjes së djeshme (e cila ishte thirrur pas situatës së fundit në këtë parti dhe zgjati rreth pesë orë), u tha se LVV-ja nuk i pranon këto dorëheqje. Përkundrazi, pjesëmarrësit e mbledhjes thanë se duhet të gjendet një gjuhë e përbashkët. Megjithëkëtë, dorëheqjet në fjalë u cilësuan si të paarsyeshme nga ana e tyre.

HW

Sejdiu: Me kësi shpërthime nuk jam pajtuar, as nuk pajtohem

Deputeti Dardan Sejdiu gjatë ditës së djeshme është larguar nga të gjitha pozitat udhëheqëse të partisë, duke përfshirë këtu edhe postin e nënkryetarit. Një vendim i tillë erdhi pas mospajtimeve dhe përplasjeve të fundit brenda kësaj partie. “Si pasojë, kam vendosur që nga sot të jap dorëheqje të parevokusheme nga të gjitha pozitat e mia drejtuese në lëvizjen ‘Vetëvendosje’, nga posti i nënkryetarit të parë të Lëvizjes, nga Kryesia e Lëvizjes dhe nga anëtari i këshillit të përgjithshëm të Lëvizjes.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.