Hidromorava

Brenda një jave janë shqiptuar në rajonin e Anamoravës 822 fletë paraqitje

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Policia e Kosovës, gjatë zbatimit të masave të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës dhe institucionet e Shëndetësisë si pasojë e pandemisë Covid 19, për periudhën kohore një javore 21 tetor 2020 deri me 27 tetor 2020 , në të gjitha shtatë komunat e rajonit të Gjilanit kanë shqiptuar gjithsej tetëqind e njëzet e dy (822) fletë paraqitje për mos respektim të këtyre masave.

Në raste të veçanta Policia e Kosovës po ashtu ka asistuar inspektorët sanitar Komunal, në kontrolle të lokaleve hoteliere të cilat janë takuar duke mos i përmbush masat e kërkuara nga ana e Qeverisë së Kosovës Anti COVID- 19.

Uji Dea

Policia e Kosovës i thërret dhe apelon te qytetarët që t`i respektojnë me përpikëri masat e ndërmarra nga ana e Qeverisë, ne dhe të gjitha institucionet e shtetit e kemi vetëm një qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve tanë, në të kundërtën moszbatimi i këtyre masave do të ketë konsekuenca ligjore thuhet në njoftimin e Ismet Hashanit./rajonipress/