Brenda një jave 46 incidente, 917 tiketa të shqiptuara
Gjilan – Vetëm gjatë periudhës 8 qershor – 14 qershor janë shkaktuar 46 incidente dhe janë arrestuar 31 persona.
Sipas Ismet Hashanit fatmirësisht dhe këtë javë nuk ka pasur aksidente me fatalitet. Ndërkaq në këtë periudhën janë evidentuar edhe 6 aksidente trafiku me lëndime, 14 aksidente trafiku me dëme materiale pa lëndime dhe janë shqiptuar 917 tiketa./rajonipress/


