Fundamenti

Brenda 24 orëve plaçkiten tri kisha serbe në Anamoravë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Elmina Mahmuti komandante rajonale e policisë në Gjilan tha për rajonipress se brenda 24 orëve janë plaçkitur tri kisha serbe në Anamoravë. Hajnat kanë hyrë dhunshëm dhe më pas kanë plaçkitur kishat serbe në Budrikë, Kllokot dhe Binqë tha Mahmuti.

Të shtunën rreth orës 18.00 persona ende të panjohur për policinë e kanë thyer dhunshëm e më pas edhe e kanë plaçkitur kishën ortodokse serbe në Budrik të Gjilanit njoftoj policia.

Elmina Mahmuti komandante rajonale e policisë tha për rajonipress se hajnat me të hyrë dhunshëm në kishë kanë marrë të hollat që janë gjendur aty , derisa nuk ka njoftime për dëme të tjera.

ARKATANA

Mahmuti tha se hajnat kanë hyrë dhunshëm në kishë dhe kanë marrë me vete të hollat e gjetura aty që sipas hetimeve të para dyshohet se kanë qenë një shumë e vogël. Pritet të intervistohet prifti i kishës për të parë saktësisht se sa mjete ka pasur brenda në kishë.

Por hajnat nuk kanë ndaluar me kaq. Sipas Mahmutit brenda 24 orëve në intervale të ndryshme kohore në rajonin e Anamoravës janë plaçkitur kishat serbe në Kllokot, Binqë dhe Budrikë. Kisha në Binqë të Vitisë është plaçkitur të premten kurse ajo në Kllokot të shtunën tha Mahmuti.

Policia po heton të tria rastet dhe realisht ka dyshime të mëdha se si këto tri kisha janë plaçkitur në intervale të ndryshme kohore. Momentalisht kemi vetëm një dëshmitarë serb derisa hetimet po kryhen në mënyrë intensive tha Mahmuti./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.