Breiviku i shkruan letër “motrës”

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Anders Breivik, që vrau 77 njerëz në Norvegji vitin e kaluar, i shkroi një letër një anëtareje të një grupi djathtist në Gjermani, që është akuzuar për pjesëmarrja në disa vrasje raciste, shkruan “Der Spiegel”.

Revista publikoi një fragment të letrës së Breivikut për Beatei Zschaepe, së cilës i është drejtuar si “motër e dashur”.

“Ne jemi ndër pikat e para të shiut që paralajmërojnë stuhinë e spastrimit masiv që i afrohet Evropës”, thuhet në letër.

Uji Dea

Breiviku shton se të dy janë martirë të revolucionit konservator dhe porositë se ajo duhet të jetë e mburrur për viktimat dhe përpjekjet e saj.

Beate Zschaepe ishte anëtare nëntokës nacional-socialiste (NSU), të cilën policia rastësisht e zbuloi para një viti.

Breiviku u dënua me dënim maksimal të parashikuar nga ligji norvegjez – 21 vjet burg. Megjithatë, dënimi mund të zgjatet për një periudhë të pacaktuar, për aq kohë sa autoritetet konsiderojnë se Breiviku është i rrezikshëm për shoqërinë. /Telegrafi/