ARKATANA

Breivik ishte i droguar gjatë sulmit

/ 2 minuta lexim
KV

Anders Behring Breivik përdori substanca stimulative përpara se të kryente sulmin e tij vdekjeprurës në Norvegji më 22 korrik të vitit të shkuar. Kjo u bë e ditur gjatë procesit që po zhvillohet në Oslo.

Një ekspert i toksikologjisë dhe mjekësisë ligjore, Joerg Moerland, deklaroi në cilësinë e dëshmitarit se vrasësi kishte marrë një përzierje ephedrine, kafeine dhe aspirine.

”Mund të thuhet se ai ishte lehtësisht ose mesatarisht i droguar. Substanca ka luajtur një rol stimulues në veprimet e tij”, deklaroi eksperti gjatë procesit, transmeton TCH.

Breivik ka pranuar përgjegjësinë e sulmit me bombë në Oslo dhe atë me armë në Utoja, ku 77 persona mbetën të vrarë dhe 242 të plagosur, por mohon përgjegjësinë kriminale për këto veprime.

Eco Higjiena

Gjatë gjyqit, do të vlerësohet edhe nëse autori i masakrës më të rëndë në kohë paqeje në Norvegji, është i aftë mendërisht.

Ky vendim do të përcaktojë nëse 33-vjeçari do të vuajë dënimin që do të marrë në një burg të sigurisë së lartë apo në një institucion të shëndetit mendor.

Një javë më parë, Breivik i vendosi kusht gjykatës për pranimin e dënimit të tij vetëm nëse ajo do ta shpallë të aftë mendërisht. Sipas vrasësit, një vendim i kundër do të zhvlerësonte veprimin e tij “heroik”, i motivuar vetëm nga ndjenjat e thella të atdhedashurisë.

Në sulmin e një viti më parë, atentatori shënjestroi një kamp të rinjsh të një partie që përkrah multikulturalizmit. Sipas Breivik, kjo ishte e domosdoshme për të ndërgjegjësuar Norvegjinë për rrezikun e emigracionit dhe përhapjes së islamizmit. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.