FITORJA

Breedlove: Radikalizmi i rrezikshëm për Kosovën

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

​Komandanti Suprem i Aleancës për Evropë, Philip Breedlove ka shprehur qëndrimin se radikalizmi po merr masa shqetësuese dhe është rrezik, jo vetëm për Kosovën, por edhe për të gjitha shtetet e NATO-së.

Gjatë vizitës që i ka bërë sot Kosovës, gjenerali Breedlove ka theksuar se vizita e tij nuk lidhet në asnjë mënyrë me raportin e prokurorit amerikan, Clint Williamson, për hetimet që i ka bërë në lidhje me ato që thuhen në raportin e senatorit Zviceran, Dick Marty.

Gjenerali amerikan Breedlove ka theksuar se radikalizmi po merr masa shqetësuese dhe se nuk po ka tentativë për ta ndaluar, gjë që paraqet rrezik, jo vetëm për Kosovën, por edhe për shtetet anëtare të NATO-së.

“Ky është shqetësim jo vetëm për Kosovën por për të gjitha shtetet e NATO-së se radikalët të cilët po përfshihen në zonat e luftës, ata të cilët vinë nga këto shtete duke i përfshirë edhe shtetet e NATO dhe BE-së, të cilat po trajnohen dhe po marrin njohuri duke luftuar në zona. Ky është problem për të gjithë ne edhe të gjitha shtetet e NATO-së që po bashkëpunojnë në këtë çështje. Ne nuk shpresojmë se do të jetë keq, por do të mundohemi ta parandalojmë këtë dhe të jetë më mirë”, tha Breedlove.

Megjithatë, Breedlove tha se Kosova ka shënuar përparim të madh në fushën e sigurisë dhe se është një storie suksesi. Derisa, ka konfirmuar vazhdimin e angazhimit të pjesëtarëve të KFOR-it për të ofruar siguri dhe se NATO do të mbetet edhe më tej forca kryesore e sigurisë.

“Kosova do të mbetet storie suksesi që ka të bëjë me atë për promovimin e jetës, demokracisë dhe sundimit të ligjit. Prandaj jam shumë i lumtur që të shoh shumë progres në institucionet këtu dhe shpresojmë se ky do të jetë gjithmonë rasti”, theksoi ai.

Uji Dea

Mirëpo, edhe pse vizita e tij u realizua vetëm një ditë pasi udhëheqësi i Taskt Forcës për Hetimin e pretendimeve të raportit të Dick Martyt, prokurori amerikan Clint Ëilliamson, paraqiti raportin e tij, Breedlove tha se kjo nuk ka të bëjë asgjë me publikimin e këtij raporti.

Ndërsa, duke folur për situatën në Veri të Mitrovicës dhe bllokadës në urë, Breedlove tha se KFOR-i ka bërë një punë të mrekullueshme duke qenë i pari që reagoi. Por, theksoi se në bisedimet e ardhshme me Beogradin, duhet të zgjidhet kjo çështje, derisa KFOR-i do të jetë gjithmonë aty për të ofruar siguri.

Në anën tjetër, komandanti i KFOR-it, Salvatore Farina tha se janë shumë të kënaqur me punën që është bërë në Kosovë, prandaj edhe do të vazhdojnë të punojnë edhe në të ardhmën.

“Do të dëshiroja të thosha fillimisht se 15 vite më parë NATO ishte këtu me 50 mijë trupa, tani janë rreth 5 ose 6 mijë. Kosova është një vend shumë më i sigurt sesa që ka qenë më parë. Sa i përket veriut ka shumë zona si fshati i Qabër që jetojnë me siguri. Kjo ka të bëjë me një zonë ku shumica janë serb ka edhe shumë zona të tjera që jetojmë në paqe. Lëvizja e lirë është e mundshme në të dy anët. Por, ka disa pengesa fizike që janë ndërtuar por ka shumë përmirësime dhe shohim që në veri në portat kufitare kemi policinë e Kosovës dhe mendoj se hap pas hapi po ecim progresit të mëtutjeshëm”, tha Farina.

Gjenerali amerikan Philip Breedlove, realizoj viziten e tij të katër që nga marrja e detyrës së Komandantit Suprem të Aleancës për Evropë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.