Braziliani Jackson Ferreira futbollist i ri i SC Gjilanit
Krerët e SC Gjilanit kanë arritur marrëveshje me mbrojtësin e krahut të majtë nga Brazili, Jackson Ferreira.
28 vjeqari Fereira së fundmi ka mbrojtur ngjyrat e Luftëtarit, skuadër kjo nga Shqipëria.
Futbollisti majtak ferreira më herët karrierën e ka zhvilluar në shtetin e Brazilit dhe në Greqi.
Siç bëjnë të ditur krerët e skuadrës “bardh e kuq” të Gjilanit, në ditët në vijim do të kenë edhe prurje tjera në taborin e Gjilanasve.
Skuadra e Gjilanit është në gjah në këtë merkato për t`i përforcuar radhët e saja me futbollist cilësor./rajonipress/


