UBT

Brazili i pari, Belgjika befasi

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Fadil Vokrri do ta ndjekë bashkë me familjen e tij në Francë, Kampionatin Botëror ‘Brazil 2014’. I pari i futbollit kosovar, ka parashikuar Brazilin si fitues të botërorit, kurse zbulon se do të bëjë tifozllëk për Gjermaninë.

Është i bindur se Belgjika do të përkujdeset për befasi. “Si zakonisht ekipet e mëdha do të shkojnë lart. Për mua befasi mund të jetë Belgjika. E ka një ekip, që mund të bëjë befasi. Nuk duhet harruar as Meksikon, e cila nuk është e keqe. Belgjika nëse ka fat mund të bëjë befasi të madhe”, thekson Vokrri për Arenën.

Mobi Casa

Kur flet për skuadrat e mëdha, e ka fjalën edhe për kampionin e tanishëm, Spanjën. “Dihet, Argjentina, Brazili, Spanja, Gjermania, këto zakonisht shkojnë deri në fazën përfundimtare, dhe sërish pritet të mos kenë shumë problem”. Vokrri është për futboll të mirë, dhe futbolli i mirë sipas tij do të kalojë përmes Gjermanisë e Brazilit. Për të dytën thotë se ka gjasat më të mëdha të fitojë botërorin.

“Për mendimin tim Brazli mund ta fitojë, Spanja si zakonisht mund të jetë aty, por tifozllëk do të bëjë për Gjermaninë, si dhe për Belgjikën. Duke marrë parasysh situatën në Brazil, lojtarët e tyre do të jenë tejet të motivuar për ta fituar botërorin”, shton ai, duke mos harruar edhe Zvicrën, për shkak të shqiptarëve…(Tribuna – Arena).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.