UBT

Braunschweig kërkon Migjen Bashën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Migjen Basha nuk ka më hapësira te Torino, që ka afruar lojtarë të tjerë në pozicionin ku luan ai.

Migjen Basha vazhdon të mbetet një cështje te Torino. Pas dështimit të transferimit të mesfushorit shqiptar te Katania, po studiohen të gjitha mundësitë për të gjetur një destinacion të ri për të. Skuadra siciliane u tërhoq nga bisedimet pasi nuk ishte e bindur për formën e 27-vjecarit, për shkak të një dëmtimit që e ka lënë në infermieri për një kohë relativisht të gjatë. Megjithatë ka klube të tjera që janë gati t’I besojnë lojtarit të përfaqësueses shqiptare.

Uji Dea

Bëhet fjalë për Eintracht Braunschweig, që sezonin e kaluar nuk arriti të mbijetonte në Bundesligë. Klubi historik gjerman ka ambicie për t’u rikthyer sa më shpejt mes më të mirave të futbollit gjerman dhe për të arritur këtë objektiv synon afrimin e lojtarëve me cilësi të larta teknike. Pavarësisht raportimeve të mediave italiane gjithcka do të varet nga dëshira e vetë lojtarit, që do ta kishte shumë të vështirë të braktiste Serinë A për Bundesligën e dytë gjermane. E vërteta është se Migjen Basha nuk ka më hapësira te Torino, që ka afruar lojtarë të tjerë në pozicionin ku luan 27-vjecari.