Braunschweig interesohet për Kastratin

Skuadra lidere e Bundesligës së dytë gjermane, Eintracht Braunschweig, është duke u interesuar për shërbimet e sulmuesit kosovar, Flamur Kastrati.
Siç raportojnë mediat gjermane, Kastrati shihet si një ndër lojtarët kryesor për sulmin e skuadrës më të re në Bundesligë për sezonin e ardhshëm.
Lojtari aktualisht është duke u paraqitur te Erzgebirge Aue, ku ka regjistruar 12 paraqitje dhe ka asistuar në dy gola për bashkëlojtarët e tij.
Për shërbimet e 21-vjeçarit interesim kanë shprehur edhe disa skuadra të tjera nga Bundesliga dhe Bundesliga 2.(tribuna)