Hidromorava

Brand: Thaçi refuzon të veprojë kundër krimit dhe korrupsionit

/ 1 minutë lexim

Anëtari i Parlamentit gjerman, Michael Brand nga CDU (partia e kancelares Angela Merkel), ka thënë se ata që në Kosovë e mbështesin korrupsionin dhe krimin dyert drejt Evropës mbesin të mbyllura.

Ai ka përmendur dokumentet e NATO-s të botuara nga koha ditore që akuzojnë rëndë Hashim Thaçin dhe rrethin e tij për veprime të paligjshme. “Ne duhet dhe do ta mbrojmë veten dhe të tjerët nga kanceri politik i korrupsionit dhe i kriminalitetit”, tha Brand, i cili javën e kaluar ka vizituar Kosovën bashkë me ministren e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen.

RCCOLA

Të enjten në Parlamentin gjerman (Bundestag) deputetët kanë diskutuar mbi vazhdimin e mandatit të trupave gjermane në Kosovë edhe për një vit. Me përjashtim të partisë “Die Linke” (E Majta), e cila trupat e KFOR-it i quan “armatë pushtuese” dhe kërkon tërheqjen e tyre nga Kosova, shumica e grupeve parlamentare në Bundestag mbështetën stacionimin e mëtutjeshëm të ushtarëve gjermanë në Kosovë.